Çaj me veti antianemike, me një përmbajtje bimësh mjekësore, të cilat janë të pasura me vitamina si B, C dhe P, provitaminë A dhe vitaminat B2 dhe K, të cilat asimilohen shumë shpejt nga organizmi. Përdorimi i këtij çaji rekomandohet dhe në rastet kur organizmi ka nevojë për vitamina, për shkak të një diete së cilës i mungojnë vlerat ushqyese, si dhe në raste të ndryshme anoreksie. Çaji gjithashtu rrit rezistencën e organizmit ndaj sëmundjeve si gripi, anemia, sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes dhe atyre të organeve të tretjes. Ky produkt rekomandohet të ruhet në vende të thata larg dritës dhe lagështisë.