Organizimi i kopshtit bëhet më i lehtë dhe më i sigurt me depon e magazinimit Sveg. Me një kapacitet prej 450 litrash, kjo depo kompakte por e bollshme është ideale për të ruajtur gjithçka, nga jastëkët e mobiljeve e deri te veglat e punës, duke i mbajtur ato të mbrojtura dhe të organizuara në mënyrë të përkryer. Falë ndërtimit të saj, ku pjesa e poshtme është e ndërtuar prej material çeliku të galvanizuar 0.4 mm dhe kapakut prej çeliku të zinkuar me trashësi 0.4 mm, Sveg ofron rezistencë të lartë ndaj korrozionit dhe kushteve atmosferike. Sistemi i hapjes me amortizator (shock absorber) e bën hapjen më të lehtë dhe jo të lodhshme, duke mundësuar një akses të thjeshtë. Depoja përfshihen një dryn me çelës, për siguri shtesë. Montimi është i lehtë dhe i shpejtë, ndërsa mirëmbajtja kërkon minimumin e kohës tuaj. Me përmasa të jashtme 120 x 61 x 62 cm, ngjyrë elegante anthracite dhe një peshë të lehtë prej 19.5 kg, kjo depo është zgjidhja ideale për çdo hapësirë të jashtme që kërkon funksionalitet dhe stil.