Dw Urban 40 I Bardhe-Ngjitës çimentoz i padeformueshëm me përformancë të lartë, me kohë hapje të zgjatur dhe rrëshkitje vertikale zero, për trashësi nga 3 deri në 20 mm

Në stok
Kodi
38620
€20.34
Thes (1 Pako)
Shpërndaj:
DW Urban 40 është një ngjitës në formë pluhuri për spesor (deri në 15 mm) me veçori të shkëlqyera të punueshmërisë dhe përshtatshmërisë, me rrëshkitje vertikale zero. DW Urban 40 fortësohet pa e zvogëluar trashësinë dhe me zhytje të ulët. FUSHA E APLIKIMIT: I përshtatshëm për ngjitjen e pllakave prej qeramike, gres porcelani, klinker, monocotto, bicotto dhe gur natyral mbi mure dhe dysheme me bazë çimentoje, për ambiente të brendshme dhe të jashtme që karakterizohen nga lagështirë e lartë, mbi dysheme të çrregullta (me spensor deri në 20mm). Gjithashtu, për ngjitjen e pllakave të qeramikës në ballkone dhe taraca, për ngjitjen e pllakave në dysheme me trafik të rënduar, për ngjitjen e pllakave përmbi pllaka, për ngjitjen e pllakave në shatërvane dhe pishina. Ndërsa për vendosjen e pllakave në suporte të paqëndrueshme, duhet të përforcohet me adetivin FLEXIT.ELASTIFIKIMI:Për veshjen me pllaka të sipërfaqeve të paqëndrueshme, si pasojë e tkurrje-bymimit ose të dridhjeve si psh. pllakat e betonit të parafabrikuar, pllakat e gipsit, dysheme ose sipërfaqe druri, sipërfaqe metali etj. Është e nevojshme që 25 Kg ngjitës pllakash DW URBAN 40 të elastifikohet duke i shtuar 5-6 Kg FLEXIT dhe sasinë e ujit në varësi të kërkesës së punueshmërisë.PËRGATITJA E SUPORTIT:Suportet tradicionale me bazë çimentoje duhet të kenë një kohë maturimi prej 28 ditësh në temperaturë 23°C dhe U.R 40%. Suporti ku do të aplikohet produkti duhet të jetë i pastër pa lendë të huaja si psh: bojra, vajra, verniqe, material antingjitëse etj. Pastrimi bëhet në mënyrë mekanike ose manuale. Suporti duhet spërkatur me ujë përpara se të aplikohet ngjitësi, në mëyrë që të lejojë kohën e duhur të tharjes. SHTRIMI I PLLAKAVE:Për një aplikim korrekt të DW Urban 40 fillimisht aplikohet një shtresë e hollë e ngjitësit me një krëhër pak të dhëmbëzuar, pastaj aplikohet ngjitësin me një mallë të dhëmbësuar të përshtatshme për trashësinë e kërkuar të shtresës, për ashpërsinë e suportit dhe për llojin e pllakës që do të ngjitet. Pas vendosjes së pllakësh, shtypeni me kujdes, me qëllim që pjesa e pasme të laget plotësisht. Kushte të veçanta të motit, si era e fortë, temperaturat e larta apo suportet me absorbim të lartë të ujit mund të reduktojnë ndjeshëm kohën e hapjes dhe korrektimit në disa minuta. Për të zbutur këtë problem, rekomandohet që të laget suporti përpara se të aplikohet ngjitësi. Sidoqoftë, përpara shtrimit të pllakës, kontrolloni nëse ngjitësi ka formuar një cipë. Në këtë rast, shpërndajeni sërish ngjitësin për të riaktivizuar forcën ngjitëse të tij. Shmangni plotësisht derdhjen e ujit mbi ngjitësin që ka formuar cipë, pasi kjo mund të formojë një shtresë kundër-ngjitëse. Në muret dhe dyshemetë e jashtme, veçanërisht në rastet kur pjesa e pasme e pllakës është shumë e strukturuar apo është pllakë klinker, terrakotë, etj, hapni ngjitës. Gjithashtu edhe në pjesën e pasme të saj me qëllim që të shmangen gropëzat e pambushura ku mund të depërtojë uji apo të kondensohet lagështira, pasi kjo mund të shkaktojë shkëputjen apo thyerjen në kohë ngricash.
Specifikime teknike
  • Lënda djegëse: I pa djegshëm
  • Ngjyra: E bardhë
  • Paketimi: 25 kg
  • Raporti i përzierjes: 7.5-8 litra ujë për 25 kg DW Urban 40
  • Temperatura: +5°C deri në +35°C
  • Marka: Dast
Write Your Own Review
Po vlerësoni:Dw Urban 40 I Bardhe-Ngjitës çimentoz i padeformueshëm me përformancë të lartë, me kohë hapje të zgjatur dhe rrëshkitje vertikale zero, për trashësi nga 3 deri në 20 mm
Vlerësimi juaj
Përdoren së bashku:
Copyright © 2022 MEGATEK // All rights reserved