Seti ‘’Bobble Soap’’ kabinë+pllakë dushi ka një stil të sofistikuar që shton elegancën në dekorin e tualetit tuaj. Efekti i hidromasazhit ju ofron relaksin e dëshiruar. Ky set përbëhet nga dyer me xham të temperuar i cili është katër deri në pesë herë më i fortë se sa xhami standard. Korniza e bardhë prej alumini siguron qëndrueshmërinë e strukturës dhe është e lehtë për t’u montuar. Xhami transparent i kabinës është i përshtatshëm në tualete moderne dhe me komoditet te lartë në përdorim duke mundësuar kështu përshtatje dhe me pajisje dhe aksesorë të tjerë elegante. Kabina në formë harkore mundëson shfrytëzimin më të mirë të hapsires së tualetit.