Ky kapak tualeti i prodhuar nga material duroplasti i cilësisë së lartë, ofron kombinimin perfekt të rezistencës dhe elegancës. Materiali duroplast është i fortë, antibakterial dhe rezistent ndaj gërvishtjeve. Gjithashtu është shumë i lehtë për tu pastruar, duke siguruar jetëgjatësi dhe pastërti maksimale. Një tjetër cilësi është që fal materialit të tij, ky kapak nuk do të zverdhet me kalimin e kohës, por ruan pamjen origjinale dhe bardhësinë edhe pas shumë përdorimesh. Nuk dëmtohet nga pastruesit shtëpiakë të zakonshëm, duke e bërë të përshtatshëm për përdorim të përditshëm. I pajisur me mekanizëm uljeje të ngadaltë, ky kapak mbyllet në mënyrë të qetë dhe të sigurt, pa zhurmë apo goditje. Me dimensione 43.3x36.4 cm, është i përshtatshëm për shumicën e tualeteve standarde. Për një përdorim të sigurt, të rehatshëm dhe me stil, ky kapak tualeti është investimi ideal për çdo banjo.