Krem për trajtimin e lëkurës kuperoze, me një formulë natyrale të testuar dermatologjikisht, të pasur me gjalpë Shea dhe pigmente të gjelbërta me efekt korrektues, që përdoren për trajtimin e lëkurës së ndjeshme dhe trajtojnë skuqjen e lëkurës në stade të ndryshme të shfaqjes së saj. Kremi redukton inflamacionin duke vepruar mbi skuqjen e zakonshme, rrit rezistencën e kapilarëve të gjakut dhe redukton vazodilatacionin, si edhe vepron mbi florën kutane, duke forcuar mbrojtjen natyrale të lëkurës. Ka një teksturë të lehtë dhe përmban aroma nga ekstraktet e gardenias, jaseminës dhe miskut. Mënyra e përdorimit: Aplikohet në mëngjes dhe/ose në mbrëmje ose sipas nevojës.