Maskë pastruese për fytyrën, me alga dhe baltë nga thellësia e detit, Organic Shop, 75 ml

Në stok
Kodi
904252
€4.59
Copë (1 Copë)
Shpërndaj:
Maskë për fytyrën, me një formulë të pasuruar me kaolinë, pudër algash gri (Lessonia Nigrescens), pudër algash të kuqe (Lithothamnium Calcareum), baltë nga Deti i Vdekur (Maris Limus), gomë ksantani, acid salicilik, ekstrakt algash kafe (Laminaria Digitata), vaj të embrionit të grurit, acid sorbik, vaj ulliri, acid benzoik, acid citrik dhe Maris Sal (kripë nga Deti i Vdekur, që përmban magnez, natrium, kalium dhe minerale të tjera). Përdoret për të pastruar fytyrën, ndihmon në minimizimin e poreve të zgjeruara të lëkurës, balancon nivelin e sebumit të sekretuar në lëkurë dhe parandalon skuqjen, irritimin apo alergjitë e lëkurës. Algat organike, balta e detit dhe mineralet e detit ushqejnë dhe hidratojnë lëkurën, duke i dhënë fytyrës një pamje të shëndetshme dhe natyrale. Nuk përmban parabenë, SLS, vajra mineralë, polietilen apo silikon. Mënyra e përdorimit: Vendoseni maskën me kujdes në fytyrën e pastruar më parë, duke shmangur zonën e syve dhe buzëve. Pas 10-15 minutash shpëlajeni fytyrën me ujë të ngrohtë. Përdoreni maskën 1-2 herë në javë. Ky produkt është i çertifikuar për përmbajtje natyrale organike dhe është i përshtatshëm për përdorim nga të gjitha moshat dhe në të gjithë llojet e lëkurës.
Specifikime teknike
  • Përbërja: Përmban: kaolinë, pudër algash gri (Lessonia Nigrescens), pudër algash të kuqe (Lithothamnium Calcar
  • Forma farmaceutike/Paketimi: Tubet x 75 ml
Write Your Own Review
Po vlerësoni:Maskë pastruese për fytyrën, me alga dhe baltë nga thellësia e detit, Organic Shop, 75 ml
Vlerësimi juaj
Copyright © 2022 MEGATEK // All rights reserved