Ndriçues i varur me dizajn modern, i realizuar nga alumin dhe akrilik në ngjyrë gold. I pajisur me LED 89W që ofron 8900 lumen dhe temperaturë ngjyre të rregullueshme nga 3000K deri në 6400K. Me dy unaza me diametra 120 dhe 80 cm, është ideal për ndriçimin e salloneve, hollëve dhe ambienteve të mëdha të brendshme, duke ofruar ndriçim efikas dhe një pamje elegante.