Ngjites druri 500 gr

Në stok
Kodi
67216
€6.53
Copë (1 Copë)
Shpërndaj:
Ngjitës druri D4 AKFIKS PA360, 650 gr. Është ngjitës një komponent me bazë poliuretani. Vetitë: I lehtë për t'u aplikur dhe viskozitet të ulët. Realizon ngjitje të fortë dhe rezistente, rezistent ndaj ujit sipas standartit (D4-DIN EN204), mund të përdoret dhe në sipërfaqe pak të lagur, rezistent ndaj temperaturave ekstreme -30°C deri në +100 °C, rezistent ndaj lagështirës dhe kimikateve. Aplikimi: Ngjit dhe bashkon elemente druri, metali, betoni, poliestre, shkume, etj. Për mobilje, produkte varke dhe të gjitha llojet e ngjitjeve që kërkojne rezistencë të lartë ndaj ujit. Përdorimi: mos e përdorni kur temperatura është nën +5 °C. Elementët që do të ngjiten duhet që të jenë të pastër nga pluhuri dhe graso. Një nga sipërfaqet duhet të jetë poroze për të siguruar tharje më të mirë. Njomja pak e sipërfaqes do të sigurojë aderim të fortë të ngjitësit. Përhapni ngjitësin me një furçe në një shtresë të hollë në njërën nga sipërfaqet që do të ngjiten dhe bashkojini brenda 15 minutave (minimumi 2 min). Mbani të ngjeshur elementët bashkë të paktën për 2 orë. Ngjitësi i pa tharë mund të pastrohet me açeton.
Specifikime teknike
  • Paketimi: 650 gr
  • Temperatura e punës: +5°C deri në +35°C
  • Marka: Akfix
Write Your Own Review
Po vlerësoni:Ngjites druri 500 gr
Vlerësimi juaj
Copyright © 2022 MEGATEK // All rights reserved