Reçipeta për vajza, prej materiali të butë pambuku dhe elastani, me mbushje prej sfungjeri, me veti anti-alergjike, në ngjyrë të bardhë. Modeli pa qepje përshtatet lehtësisht me formën e trupit dhe materiali përbërës nuk shkakton irritim në lëkurë, është higjienik, lejon ajrosjen e lëkurës dhe përthith lagështinë e tepërt. Ky produkt është i përshtatshëm për përdorim të përditshëm dhe për përdorim gjatë aktiviteteve sportive.