Set per kudjesin e fytyres e cila perfshin artikujt:
1.Krem dite Nivea-Krem detoksikues për trajtimin e fytyrës gjatë ditës, i pasuruar me antioksidantë dhe ekstrakt bimor natyral të çajit jeshil, me efekt hidratues që zgjat mbi 48 orë dhe me faktor mbrojtjeje ndaj diellit prej 20 SPF. Përdoret për zbutjen dhe hidratimin e lëkurës së fytyrës, mbrojtjen e lëkurës nga agjentë të jashtëm dhe rigjenerimin e qelizave. Ky produkt është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës.
2.Krem atirudhe-Krem anti-rrudhë për trajtimin e fytyrës gjatë ditës, i pasuruar me koenzimë Q 10 dhe kreatinë, me efekt rigjenerues dhe me faktor mbrojtjeje ndaj diellit prej 15 SPF. Përdoret për reduktimin e rrudhave të fytyrës, parandalimin e plakjes së parakohshme të lëkurës dhe mbrojtjen e lëkurës nga agjentë të jashtëm. Ky produkt është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës.
3.krem antirudhe nate-Krem anti-rrudhë për trajtimin e fytyrës gjatë natës, i pasuruar me koenzimë Q 10 dhe kreatinë, me efekt rigjenerues. Përdoret për reduktimin e rrudhave të fytyrës, parandalimin e plakjes së parakohshme të lëkurës dhe rigjenerimin e qelizave. Ky produkt është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës.
4.Vaj pastrues-Vaj për pastrimin e lëkurës së fytyrës dhe syve, i pasuruar me vaj rigjenerues lulesh makadamia, me efekt zbutës dhe ushqyes për lëkurën. Përdoret për pastrimin në thellësi të poreve nga pluhurat dhe papastërtitë, duke i dhënë butësi dhe shkëlqim lëkurës së fytyrës. Ky produkt është i përshtatshëm për lëkurë të thatë dhe të ndjeshme.
5.Shpëlarës për gojën- për mbrojtjen e mishrave të dhëmbëve dhe smaltit, i pasuruar me ekstrakt menteje dhe përmbajtje pa alkool. Përdoret për mbrojtjen dhe forcimin e smaltit, pastrimin e gojës nga papastërtitë dhe bakteret, parandalimin e dëmtimit të mishrave të dhëmbëve dhe ndihmon në luftimin e paradentitis. Ky produkt është i përshtatshëm për përdorim të përditshëm.