Shkumë PU për montim me pistoletë, 750 ml

Në stok
Kodi
66188
€8.67
Copë (1 Copë)
Shpërndaj:
Përdoret për shkumë njëkomponentëshe poliuretani per montim, me ekspandim të madh, për montimin e kornizave të dyerve dhe dritareve si dhe për plotësimin dhe mbushjen e vrimave. Izolim të nxehtësisë dhe zhurmës. Përbërja: shkumë njëkomponentëshe poliuretani, ngjyrë gri, e cila ngurtësohet me ndihmën e lagështisë. Vetitë: rezistente ndaj mykut, nxehtësisë, ujit dhe shumë kimikateve. Nuk është rezistente ndaj rrezeve UV. Ekspandimi deri në 35 Litra. Ngiitet mirë në materiale siç janë: betoni, mermeri, guri, druri, PVC e fortë dhe metali. Nuk ngitet në polietilen, silikon, yndyrë dhe materiale të njëjta. Vend-aplikimet: vend aplikime tipike të shkumës njëkomponentëshe PU për përdorim me pistoletë ose pipetë janë: montimi i kornizave të dyerve dhe dritareve prej druri, plastike dhe metali. Izolimi termik i gypave të ujësjellësit, vaskës, bolierit dhe sistemeve ftohëse, mbushjen e boshllëqeve, vrimave dhe çarjeve të cilat nuk mund të mbyllen me materiale tjera. Mënyra e aplikimit: sipërfaqet duhet të jenë të njoma (uji të jetë perthithur). Largoni pjesët që nuk janë të qëndrueshme. Sipërfaqen e pastroni nga yndyrnat dhe pluhuri. Para përdorimit tundni mirë kanën, së paku 20 herë. Vidhoseni gypin plastik ose pistoletën. Temperatura optimale e kanës para përdorimit është +15 deri në +35° C. Temperatura minimale e ambientit është +5°C. Lagia intensive është e domosdoshme nëse lagështira e ajrit është nën 35%. Nëse mbushim hapësira të mëdha, preferojmë mbushje në shtresa (trashësia e shtresës të jetë maks. 2 cm). Pas përfundimit kanën e vendosni në pozitë vertikale. Të dhëna teknike: nuk ngjitet në prekje pas 12 min, mund të preket pas 40 min, tërësisht e thatë pas 12 orësh, zgjerimi maksimal shtesë 15%, klasa e ndezjes B3, dendësia e shkumës 12-16 kg/ m3. Kana është enë nën presion dhe nuk duhet të ekspozohet në dritë të diellit dhe temperaturë mbi +50°C.
Specifikime teknike
  • Paketimi: 750 ml
  • Marka: Wurth
Write Your Own Review
Po vlerësoni:Shkumë PU për montim me pistoletë, 750 ml
Vlerësimi juaj
Copyright © 2022 MEGATEK // All rights reserved