Solucion Bllokues Ndryshku Arexons Ferox Bloccaruggine 750Ml-4131

Në stok
Kodi
606495
€18.26
Copë (1 Copë)
Shpërndaj:
Bllokuesi i ndryshkut është krijuar për të bllokuar përparimin e oksidimit të sipërfaqeve metalike. Produkti, duke qenë transparent dhe pa ngjyrë, mbron sipërfaqen por e lë ngjyrën e saj të pandryshuar, qoftë e re apo e ndryshkur. Produkti nuk ndryshon përfundimin e sipërfaqes. Produkt me bazë uji, thahet shpejt dhe mund të përdoret në ambiente të mbyllura sepse është pa erë si dhe në ambiente të jashtme sepse i reziston agjentëve atmosferikë. MUND TË PËRDORET Trajtimi i sipërfaqeve metalike: Si mbrojtës: produkti bllokon ndryshkun, duke kryer një veprim mbrojtës dhe duke bllokuar ecurinë e korrozionit për të ruajtur sipërfaqet. Si smalt transparent: Ideal për marrjen e efektit “Corten” të ndryshkut të dukshëm. Si Primer: Mund të përdoret si një shtresë e sipërme lyrëse. MËNYRA E PËRDORIMIT Hekur i ri: Fshijeni shumë mirë sipërfaqen që doni të trajtoni si dhe thajeni atë. Aplikoni dy shtresa të produktit. Hekur i ndryshkur: Hiqni pjesët e ndryshkut që nuk janë të ngjitura mire dhe hiqni pluhurin me një leckë të lagur. Lëreni të thahet. Aplikoni dy shtresa të produktit. Për sipërfaqe të pabarabarta mund të kërkohet një shtresë e tretë. Produkt i lehtë për t'u aplikuar, përdorni furça ose rula sfungjeri. Pas përdorimit, lani furçat në ujë. Përdorni aceton ose alkool për t’i pastruar ato. KUJDES Arexons garanton përputhshmërinë midis bojrave të prodhimit të vet, përpara se të kryeni punën sigurohuni për pajtueshmërinë me bojërat/primerët e prodhuesve të tjerë. Mos i mbivendosni pllakat ose sendet e lyera me bllokues të ndryshkut. RUAJTJA Në paketim të pahapur, ruhet në temperaturën e dhomës për të paktën 3 vjet. TIPARET TEKNIKE Baza: Rrëshirë akrilike Pamja: Lëng viskoz i bardhë Dendësia: 1.02 g / ml Tharja: 30 minuta Intervali midis dy shtresave: 15-30 minuta Rilyhet pas: 1 ore Rendimenti: 20 - 30 m² / L Temperatura e funksionimit: maksimumi 80°C
Specifikime teknike
  • Paketimi: 750 ml
Write Your Own Review
Po vlerësoni:Solucion Bllokues Ndryshku Arexons Ferox Bloccaruggine 750Ml-4131
Vlerësimi juaj
Copyright © 2022 MEGATEK // All rights reserved