Verbena është një nga lulet më popullore dhe më mirënjohëse për dekorimin e kopshteve, ballkoneve dhe tarracave, e vlerësuar për lulëzimin e saj të gjatë dhe ngjyrat e gjalla. Është ndër bimët e paka që lulëzon pa ndërprerje që nga pranvera e hershme, përgjatë gjithë verës, e deri në ngricat e para të vjeshtës. Pasi të jetë stabilizuar në tokë apo vazo, verbena e përballon shumë mirë vapën e fortë të verës dhe periudhat e shkurtra të rënies së lagështisë.