Përgjatë 2020 në mbarë botën shumë trende të reja të arredimit të ambienteve të jashtme janë përkrahur nga konsumatorët dhe ne në Megatek kemi sjelllë ekskluzivisht për publikun shqiptar plot 8 tematika unike të të arreduarit.

Pranvera këtë vit, edhe pse në shtëpi, premton rreze të ngrohta dielli, gjelbërim të plotë natyre dhe sigurisht mënyra të reja për ty për të arreduar kopshtin apo ballkonin! Duke iu përshtatur çdo shije dhe buxheti, tematikat janë një mënyrë e mirë për të arreduar ambientet në një stil të njëtrajtshëm, me produkte që kombinohen plotësisht me njëri-tjetrin. Ato frymëzohen nga ngjyra, vende dhe ndjesi pranverore, duke të lidhur ty më shumë me shtëpinë tënde!

Tropical Luxe

“Tropical Luxe” kombinon bukur egërsinë shumëngjyrëshe të xhunglës me ndjesinë e brishtë të jetës luksoze urbane. Ngjyrat e forta në kontrast me njëra-tjetrën, si dhe elementët ekzotikë të luleve dhe bimëve të egra i japin një tjetër jetë ambientit. Përdorimi i materialeve luksoze si mermeri, tekstili velvet dhe detaje të imëta ngjyrë floriri, padyshim të relaksojnë nën petkun e luksit urban.

Cowboy Adventure

"Cowboy Adventure" përdor tonalitetet e ngrohta të drurit natyral, thurjet unike të ratanit dhe bimësinë së "Perëndimit të Egër" për të na ftuar në një aventurë pranverore plot stil. Thurja e ratanit, gjatë viteve të fundit, është kthyer në një trend mjaft të këndshëm “country” i cili është përdorur dukshëm në çdo element të kësaj tematike. Është shumë i rëndësishëm gjithashtu dhe përdorimi i materialeve cilësore në ambientet e jashtme. Druri natyral i punuar dhe i trajtuar me elementë ruajtës, garanton një kopësht që do ti rezistojë çdo kohe!

Sun Spirit

“Sun Spirit” përdor diellin si frymëzim për të transformuar ambientet e jashtme në hapësira të ngrohta e me plot energji pozitive. Ndjesia natyrale që përcjell druri balancon këndshëm dekoret verore plot ngjyra. Detajet delikate të tematikës përshtaten mjaft këndshëm me elementët natyral të përdorur për të ndërtuar setet e jashtme.

Blooming White

E bardha po lulëzon në kopshte! “Blooming White” arredon këndshëm kopshtin duke sjellë ndjesi freskie pranverore falë të bardhës brilante të mobiljeve të ambienteve të jashtme. Kombinuar me nuanca të buta bluje pranverore, e bardha krijon ura të këndshme lidhje me sezonin veror të cilin e kemi përpara. Këndi i bardhë është perfekt dhe për ambiente buzë detit apo pishinës, pasi materiali i veçantë nuk përthith aspak lagështirë dhe ti mund të ulesh dhe me rrobat e banjos të lagura.

Country Road

“Country Road” na fton në një udhëtim imagjinar përmes ngjyrave dhe stileve të ngrohta të të arreduarit. E gjitha pa lëvizur nga shtëpia! Stili “country” shfaqet dukshëm në këtë tematikë, ashtu si dhe kombinimi i guximshëm i të zezës me ngjyrat e drurit natyral. Duke arreduar me “Country Road” shtëpia juaj do të krijojë një atmosferë unike frymëzuar nga vende të largëta të Amerikës Qendrore.

Romatic Folklore

“Romantic Folklore” gërsheton me shije mozaikët folklorikë plot ngjyra me objekte prej druri natyral për të na zgjuar romancën tonë për natyrën dhe folklorin. Punimet artizanale janë elementë unikë të cilët i japin karakter të fortë dhe identitet hapësirës tënde të relaksit. Ndërkohë lëkundësja e rehatshme të siguron orë pa fund argëtimi. Nëse kërkon që ambienti yt i jashtëm të të përcjellë ndjenja të këndshme nostalgjie, kjo tematikë është perfekte për ty!

Club De Luxe

“Club de Luxe” kombinon këndshëm elegancën e të zezës me ndjenjën e luksit të detajeve gold dhe bimësisë tropikale. E zeza padyshim që është një ngjyrë e vështirë për tu përdorur në arredim, sidomos në ambientet e jashtme. Por nëse ke guxim, me “Club De Luxe” ti mund të arredosh kopshtet, por jo vetëm, me ndjesi elegante luksi dhe me detaje unike. Ngjyra e floririt ka disa vite që po preferohet shumë nga arredues dhe arkitektë, si një ngjyrë e guximshme dhe në të njëjtën kohë plotësuese e ambientit. Dhe nuk ka kombinim më të fuqishëm se sa e zeza elegante, floriri luksoz dhe jeshilja tropikale.

Inviting White

“Inviting White” përdor pastërtinë e së bardhës, kombinuar me tonalitete të freskëta ngjyrash, për të kthyer kopshtin në një mini parajsë të mirë arreduar me cilësi maksimale! Kjo tematikë është perfekte për ambiente pranë ujit, për të theksuar më tej ndjesinë e freskisë. Mblidh të gjithë familjen në kopshtin tënd të mbushur plot me të bardhë dhe freski!