Ndricues tavani Hydra i bardhe LED 1x15W SELV Drita në hapsirat e brendshme është një element që hijeshon dhe shndërron ambientin, duke krijuar kontraste të lehta dritë-hijeje dhe duke evidentuar volumetritë e detajet arkitektonike. Ndriçuesi i tavanit LED "Hydra" me strukturë metalike të bardhë, në formë katrore me cepa të rakorduar, që ndërthuren me qelqin me ngjyrë të bardhë, sjell hijeshinë e stilit bashkëkohor në hapsirat tuaja të brendshme të banimit, bareve, restoranteve apo hoteleve. Ky ndriçues sjell elegancë, finesë dhe mundësi të pafundme kombinimesh me elementë të dekoreve tuaja me ngjyrë: të bardhë, gri, blu, të zezë, të kuqe etj, duke përsosur estetikisht dhe funksionalisht hapsirat tuaja të banimit, bareve, restoranteve etj. me një cilësi të garantuar.