Seti i kompletuar “Rosso Nero”prezanton modelin elegant që gjallëron tualetin tuaj. Lavamani i xhamit te temperuar ofron stil në dekorin e tualetit tuaj, lehtësi për t’u pastruar duke siguruar një pamje të bukur dhe shume moderne per tualete me hapesira mesatare dhe te medha. Materialet perberese si xhami i temperuar, i kuq me shkelqim me kornizimin e zi dhe skeleti metalik janë në vetvete materiale moderne dhe kompozohen shumë mirë në ambiente me pllaka njëngjyreshe si të bardha, të kuqe, gri, etj. Seti përfshin lavamanin dhe pasqyrën, të gjitha të paketuara për një montim shumë të thjeshtë dhe të shpejt nga kushdo. Me këtë set, ju mund të rimodeloni ambientin duke shfrytëzuar maksimalisht hapësirat dhe duke sjellë gjithmonë risi dhe argëtim në shtëpinë tuaj.