Pishinë Bestway me pompë filtruese, PVC / metalike, gri, 4.04 mt x 2.01 mt x thellësi 1 mt

Në stok
Kodi
790115
€816
Copë (1 Copë)
Shpërndaj:
Pishinë e montueshme Power Steel™ në formë drejtkëndore, prej materiali sintetik Tritech™ me shtresë të trefishtë kloruri polivinili (PVC), të mbuluar me 2 shtresa vinili PVC në skaje dhe të përforcuar me një shtresë polipropileni të ngjitur në pjesën e brendshme, që e bën të qëndrueshme ndaj gurëve dhe objekteve të tjera të mprehta. Struktura mbajtëse ka sistem montimi Seal & Lock™, për një lidhje më të sigurt të tubave metalikë, dhe përbërje prej materiali çeliku të galvanizuar, i cili është rezistent ndaj ndryshkut dhe gërryerjes që shkaktohet për shkak të veprimit të agjentëve kimikë dhe elektro-kimikë. Pishina ka përmasa 382/404x181/201x100 cm, kapacitet mbajtës të ujit prej 6478 litrash, dhe përmasa të strukturës mbajtëse të montuar 382/441x181/241x100 cm. Mund të montohet dhe çmontohet lehtësisht për vetëm 30 minuta. Seti gjithashtu përmban: • Një pompë filtruese Flowclear™ me depozitë, prej materiali plastik, e pajisur me sistem filtrimi me kapacitet 2006 l/orë, e cila përdoret për filtrimin dhe qarkullimin e ujit të pishinës, duke e mbajtur ujin të pastër dhe duke eliminuar pluhurat, papastërtitë dhe bakteret. • Një filtër Flowclear™ (tipi 2) me veti antibakteriale dhe antimikrobiale, i cili vendoset në depozitën e pompës filtruese. • Një dispenser klori ChemConnect, i cili përdoret për të ruajtur nivelin optimal të klorit në ujin e pishinës, duke mbajtur pishinën të pastër për një kohë të gjatë. • Një shkallë të vogël, prej materiali metalik rezistent ndaj ujit dhe material plastik kundër rrëshqitjes, me lartësi 100 cm, me pjesë të jashtme lëvizshme, për të mos lejuar që fëmijët e vegjël të futen në pishinë pa kontrollin e prindërve. • Copëza riparimi vetë-ngjitëse, prej materiali vinili (PVC), të cilat përdoren për riparimin me efikasitet të dëmtimeve të vogla të strukturës. Ky produkt është i përshtatshëm për përdorim si nga fëmijët ashtu edhe nga të rriturit.
Specifikime teknike
  • Përmasat: 4.04 mt x 2.01 mt x thellësi 1 mt
  • Ngjyra: Gri
  • Materiali: PVC / metalike
  • Marka: Bestway
Write Your Own Review
Po vlerësoni:Pishinë Bestway me pompë filtruese, PVC / metalike, gri, 4.04 mt x 2.01 mt x thellësi 1 mt
Vlerësimi juaj
Copyright © 2022 MEGATEK // All rights reserved