Set lodër për fëmijë, me aksesorë kuzhine, i cili përmban një thikë, një pirun, një lugë, një tigan, 2 filxhanë çaji, 2 pjata dhe aksesorë të tjerë. Kjo lodër ndihmon në zhvillimin e imagjinatës, zhvillon aftësitë motorike të duarve dhe gishtave, stimulon zhvillimin e shqisave, si edhe ndihmon në përmirësimin e aftësive të të mësuarit dhe të perceptimit tek fëmijët, përmes lojës në role. Materiali përbërës dhe boja nuk kanë përmbajtje toksike apo të dëmshme për fëmijët dhe produkti është i çertifikuar për siguri në përdorim. Ky produkt është i përshtatshëm për përdorim nga fëmijë të moshës mbi 3 vjeç.