Gërshërë për fëmijë, prej materiali inoksi të qëndrueshëm, me gjatësi 13 cm, me dorezë plastike, në ngjyra të ndryshme. Gërshëra ka dorezë me veshje prej gome të butë, me veti ergonomike për një përdorim më të lehtë dhe majë të rrumbullakët që mbron fëmijët nga lëndimi gjatë përdorimit. Përdoret për prerjen e letrës dhe kartonit të hollë, gjithashtu edhe për prerjen e letrës ambalazhuese, copave të tekstilit, etj. Ky produkt është i përshtatshëm për përdorim nga fëmijë të moshës mbi 4 vjeç.