Ndricues i varur trasparent Honesty 1x20W 230V Drita në hapsirat e brendshme është një element që hijeshon dhe shndërron ambientin, duke krijuar kontraste të lehta dritë-hijeje dhe duke evidentuar volumetritë e detajet arkitektonike. Ndriçuesi i varur me strukturë plastike me ngjyrë të bardhë, që ndërthuret me qelqin transparent në formë sfere, sjell hijeshinë e stilit bashkëkohor në hapsirat tuaja të brendshme të banimit, bareve, restoranteve apo hoteleve. Ky ndriçues sjell elegancë, finesë dhe mundësi të pafundme kombinimesh me elementë të dekoreve tuaja me ngjyrë: të bardhë, gri, blu, të zezë, të kuqe etj, duke përsosur estetikisht dhe funksionalisht hapsirat tuaja të banimit, bareve, restoranteve etj. me një cilësi të garantuar.