Transportues për vazo lulesh, i përbërë nga material WPC (kompozite druri të plastifikuar), në ngjyrë antrasit. Transportuesi ka sipërfaqe mbajtëse prej 38x38 cm, kapacitet deri në 100 kg, si edhe është i pajisur me 4 rrota të cilat lejojnë transportimin me lehtësi të vazove në lloje të ndryshme të sipërfaqeve. Materiali përbërës është rezistent ndaj ujit dhe ndaj rrezeve UV, gjë që e bën të përshtatshëm për përdorim në ambientet e jashtme. Ky produkt mund të përdoret për të gjitha vazot me madhësi mesatare.