Një fasadë e ndriçuar e një ndërtese, një portë hyrëse me ndriçim të jashtëm i japin banesës, bareve, restoranteve ,një pamje ftuese duke theksuar detajet arkitektonike të harmonizuara me peisazhin e jashtëm në orët e vona. Me ndriçuesit e jashtëm "LED" me element linear të kurbëzuar të nderthurur me strukturën katërkëndore, të përbërë nga materiali i inoksit që ka një rezistencë të lartë ndaj lagështirës dhe agjenteve të tjerë atmosferikë, i dhuroni funskionalitet dhe stil bashkëkohor verandës tuaj, fasadës së banesës, etj. duke e shndërruar hapsirën e jashtme në oret kur ndriçimi natyral mungon në hapsirë mikpritëse dhe çlodhëse. Kujdesuni për detajet që bëjnë diferencën, duke i shtuar ambienteve tuaja bashkëkohore funskionalitet dhe cilësi me cmim tepër të leverdisshëm.