Jastëk Memory Wave Classico Standard i linjës Classico, me një mbulesë të përbërë nga material viskoz, i cili ka veti përthithëse të lagështirës, duke ndihmuar në ruajtjen e higjienës dhe freskisë, për të ofruar një gjumë më të rehatshëm. Pjesa e brendshme me mbushje sfungjeri Memoform ofron një mbështetje mesatarisht të butë. Forma asimetrike e valëzuar ka veti ergonomike dhe është dizenjuar për të reaguar me efikasitet ndaj peshës së qafës, shpatullave dhe zonës cervikale. Produkti është i pajisur me çertifikatë Oeko Tex Class 1, EC dhe ofron 2 vite garanci.