Larës në formë shkume, me një formulë hipoalergjike dhe jo-komedogjenike, të testuar dermatologjikisht, me përqendrim të ulët të surfaktantëve dhe të pasuruar me përbërës aktivë specifikë dhe me acid hialuronik, i cili siguron një pastrim të butë dhe të thellë të lëkurës, pa dëmtuar shtresën hidrolipidike, duke stimuluar kështu hidratimin natyral të lëkurës. Nuk përmban ngjyrues apo derivate të grurit. Mënyra e përdorimit: Aplikoni 2-3 sprucime të produktit në lëkurë të lagur, në mëngjes dhe në mbrëmje. Masazhoni shkumën e krijuar butësisht dhe më pas shpëlajeni me ujë të vakët. Ky produkt është i përshtatshëm për përdorim për higjienën ditore të lëkurës mikse, të yndyrshme apo të prirur për akne.