Eau de parfum (EDP) për femra, me përqendrim 15-20 % të vajrave esencialë (parfum), i pasuruar me ekstrakt të gjetheve të mjedrës, ekstrakt frutash red currant, esencë portokalli, esencë lulesh manushaqe, ekstrakt lulesh manaferre, lule portokalli, lule zambaku, dru sandali, myshk, rrëshirë druri dhe ekstrakt vaniljeje. Ka një aromë delikate lulesh dhe frutash ekzotike. Të spërkatet 12-18 cm larg trupit, ndërsa për një aromë më të fortë të aplikohet në kyçet e duarve, në qafë, parakrahë dhe pas veshëve.