Tavolinë këndi, me strukturë mbajtëse e përbërë nga unaza prej materiali metalik, me diametër të shufrave prej 0.2 cm dhe gjatësi 50 cm, në ngjyrë të zezë. Tavolina është e pajisur me syprinë në formë rrethore, e përbërë prej materiali MDF të veshur me rimeso druri, me trashësi prej 1.8 cm dhe diametër 40 cm, në ngjyrë druri. Përdoret si një objekt funksional, për vendosjen e vazove të luleve, letrave apo për mbajtjen e çelësave, dhe si një objekt dekorues në arredimin e ambienteve të brendshme të shtëpive, në dhomat e ndenjjes, në korridore apo në hollet e pritjes së hoteleve. Ky produkt është i përshtatshëm për përdorim me tavolinën e mesit me kod 242264.