Karrige ngrenie per femije I eat nga Cangaroo. Kjo karrige është e përshtatshme për fëmijë nga 6 deri në 36 muajsh. Ulësja është e dizajnuar në mënyrë anatomike dhe e rehatshme për fëmijët. Mbështetësja e shpinës është e rregullueshme me 3 pozicione mbështetëse. Ka një mbështetëse këmbësh të rregullueshme. Gjithashtu ka një tabaka me pozicione të rregullueshme në varësi të moshës së fëmijës. Karrigia I eat ka rrip sigurie me pesë pika me mbrojtës të shpatullave për t'a bërë më të sigurtë procesin e të ushqyerit tek fëmijët. E lehtë dhe e rehatshme për ta marrë me vete pasi ka rrota të cilat e bëjnë më të lehtë lëvizjen e saj, dhe paloset dhe zë shumë pak hapësirë.