Krem rigjenerues, i cili neutralizon njollat e fytyrës dhe skuqjen e lëkurës, riforcon sistemin mbrojtës natyral të lëkurës dhe ndihmon në trajtimin e lëkurës seborroike, me skuqje të dukshme dhe sebum të tepërt. Përmban pirokton olamin dhe zink, për një veprim të plotë anti-bakterial dhe rregullues të yndyrës, dhe esencë Thermal Dermobiotic, e cila është një përbërës aktiv eksluziv që e ka prejardhjen nga bioteknologjia dhe vepron mbi skuqjen dhe njollat e fytyrës, duke parandaluar rishfaqjen e tyre. Mënyra e përdorimit: Aplikojeni në mëngjes dhe/ose në mbrëmje në fytyrë të pastër.